Briken Shano

Written on 03/04/2026
Zelora Platform


Briken Shano, lindur më 19.07.2008 në Lushnjë, është një poet dhe artist i ri i talentuar i këtij qyteti. Fitues i disa çmimeve të para në poezi, prozë dhe pikturë, Brikeni ka shkruar edhe vëllimin e tij të parë me poezi, me titull " Një Copëz e Shpirit Tim".

Dashuria e tij për letërsinë zë fill prej moshës 7 - 8 vjeçare kur nisi të shkruajë tekstet e para, kryesisht fabula.
Asnjëherë nuk ka lënë mënjanë pikturën, e cila për të është pjesa më e bukur plotësuese e shkrimit kreativ.

Mes arritjeve të shumta, veçohet fitorja në konkursin rinor " Thuaja Rini " në Tetor 2025. Ai morri vendin e parë me poezinë e tij " Dualizëm ". 

Po në këtë kohë ai bëhet Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë. Vazhdimisht ka spikatur për diksionin dhe oratorinë e fuqishme dhe bindëse. 

Brikeni ka treguar aftësi të shkëlqyera edhe në prezantim, në evente shkollore dhe jo vetëm.

I njohur për humorin, kreativitetin dhe energjinë pozitive, ai gjithmonë ka ditur të jetë i veçantë në stilin e tij!


English

Briken Shano, born on 19.07.2008 in Lushnjë, is a young and talented poet and artist from this city. Winner of several first prizes in poetry, prose, and painting, Briken has also published his first poetry collection titled "A Piece of My Soul."

His love for literature began at the age of 7–8 when he started writing his first texts, mostly fables. He has never set aside painting, which for him is the most beautiful complement to his creative writing.

Among his many achievements, a highlight is his victory in the youth competition "Thuaja Rini" in October 2025, where he won first place with his poem "Dualism."

Around the same time, he became a member of the Writers and Artists Association of Lushnjë. He has consistently stood out for his strong and persuasive diction and oratory skills.

Briken has also demonstrated excellent abilities in presentations, both at school events and beyond.

Known for his humor, creativity, and positive energy, he has always managed to be unique in his style!


🎧 Dëgjo guidën audio në shqip


🎧 Dëgjo guidën audio në anglisht