Pamela Thëllipi

Written on 03/05/2026
Zelora Platform



Pamela Thellipi është një artiste e shquar e zonës myzeqare, e cila përmes talentit dhe përkushtimit të saj ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore të Myzeqesë. Me një ndjeshmëri të veçantë artistike dhe lidhje të fortë me traditën, ajo pasqyron në krijimtarinë e saj shpirtin, historinë dhe identitetin e kësaj treve.

Dëshira e saj për të kënduar këngë popullore myzeqare ka nisur që në moshë fare të vogël, 5-vjeçare. Talenti i saj është zbuluar nga mësuesja e muzikës, e cila e ka mbështetur që në klasën e parë, ku në festën e Abetares ka interpretuar këngën “Gushebarsha si debora”.

Gjatë shkollës 9-vjeçare ka marrë pjesë në shumë aktivitete muzikore, derisa në vitin e parë të shkollës së mesme ka marrë pjesë në aktivitetin e madh të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku u zbulua edhe talenti i saj për të vazhduar më tej me realizimin e këngës së parë me Mecan Kasharin, kushtuar Manastirit të Ardenicës, me titull “Margaritari i Myzeqesë”.

Pas kësaj, Pamela ka realizuar edhe dy këngë të tjera: “Vogelushja” dhe këngën patriotike “Lushnje, dritë e mirësi”. Në vazhdim, Pamela ka marrë pjesë  në disa aktivitete të rëndësishme artistike, si Maratona e Këngës Popullore, aktivitete artistike në kinoteatrin "Vaçe Zela", Festa e Ardenicës, etj...

Interpretimi i saj dallon për autenticitet, finesë dhe emocion, duke e bërë artin e saj të afërt si për publikun vendas ashtu edhe për audienca më të gjera. Pamela Thellipi përfaqëson figurën e artistes që ndërthur trashëgiminë kulturore me frymën bashkëkohore, duke lënë gjurmë të rëndësishme në jetën artistike të zonës myzeqare dhe më gjerë.


English

Pamela Thellipi is a distinguished artist from the Myzeqe region who, through her talent and dedication, has contributed to preserving and promoting the cultural values of Myzeqe. With a special artistic sensitivity and a strong connection to tradition, she reflects in her work the spirit, history, and identity of this region.

Her desire to sing Myzeqe folk songs began at a very early age, at just five years old. Her talent was discovered by her music teacher, who supported her from the first grade, when she performed the song “Gushebarsha si debora” at the Alphabet Celebration.

During lower secondary school, she participated in many musical activities, and in her first year of high school she took part in the major celebration of the 100th anniversary of Independence. There, her talent was further recognized, leading to the realization of her first song with Mecan Kashari, dedicated to Manastiri i Ardenicës, titled “Margaritari i Myzeqesë”.

After this, Pamela released two more songs: “Vogelushja” and the patriotic song “Lushnje, dritë e mirësi”. She has also participated in several important artistic events, such as the Folk Song Marathon, artistic activities at Kinoteatri "Vaçe Zela", the Ardenica Festival, and others.

Her performance stands out for its authenticity, finesse, and emotion, making her art resonate both with local audiences and with wider publics. Pamela Thellipi represents the figure of an artist who blends cultural heritage with a contemporary spirit, leaving an important mark on the artistic life of the Myzeqe region and beyond.


🎧 Dëgjo guidën audio në shqip


🎧 Dëgjo guidën audio në anglisht