Manastiri Ardenicës
RH9V+F4 Kolonjë Lushnjë
Manastiri i Ardenicës është një nga vendet më të bukura dhe më të rëndësishme historike në Shqipëri. E ndërtuar në shekullin XIII, ajo ndodhet mbi një kodër të qetë, e rrethuar nga ullinj dhe gjelbërim, prej nga hapet një pamje e gjerë mbi fushën e Myzeqesë. I ngritur në një pozicion dominues rreth 200 metra mbi nivelin e detit, manastiri mendohet të jetë ndërtuar mbi vendin ku më parë ndodhej kapela e Shën Triadhës, ndërsa pranë tij janë zbuluar edhe gjurmë të rrugës së lashtë Egnatia.
Kisha e Manastirit të Ardenicës është një vend fetar me mure guri që ruan ende atmosferën e qetë dhe shpirtërore të shekujve të kaluar. Brenda saj dallohen afreske të rralla, të pikturuara me ngjyra të ngrohta dhe figura të shenjtorëve, si dhe një ikonostas druri i gdhendur me shumë mjeshtëri. Dekoracioni mural, i realizuar në vitin 1745 nga vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi, përfshin skena nga Dhjata e Re, jetën e Shën Mërisë dhe ciklin e Vuajtjeve të Krishtit, duke e bërë këtë kishë një nga monumentet më të rëndësishme të artit kishtar në Myzeqe. Në këtë manastir, në vitin 1731, igumeni Nektar Terpo shkroi një lutje në katër gjuhë – latinisht, greqisht, arumanisht dhe shqip – një dëshmi e rrallë e hershme e shkrimit të shqipes me alfabet grek.
Në Manastirin e Ardenicës jetojnë ende murgj dhe murgesha që i janë përkushtuar plotësisht jetës shpirtërore; prania e tyre ndihet në heshtjen e thellë të oborrit dhe në ritmin e qetë të vendit. Edhe pse ata nuk dalin për të takuar vizitorët dhe përpiqen të mos duken kur ka njerëz përreth, banesat e tyre mund të shihen nga një distancë e afërt, por nuk lejohet të afrohet askush pranë tyre. Në territorin e manastirit mund të shihen edhe varret e disa murgjve që kanë shërbyer këtu ndër vite. Për këtë arsye edhe orari i vizitave është i rregulluar me kujdes, në mënyrë që jeta e tyre të vazhdojë në qetësi dhe pa ndërprerje.
Në Natën e Pashkës ky vend merr një dimension krejt tjetër, kur kisha ndriçohet nga qirinjtë, këngët liturgjike mbushin ajrin dhe besimtarët mblidhen në një atmosferë solemne e prekëse që e bën vizitorin të ndiejë jo vetëm bukurinë e vendit, por edhe shpirtin e gjallë të traditës që vazhdon të jetojë mes këtyre mureve të lashta. Në atë natë, drita, lutja dhe emocionet bashkohen në një përjetim të veçantë shpirtëror, duke e kthyer manastirin në një nga vendet më mbresëlënëse për t’u vizituar gjatë festës së Pashkës.
🎧 Dëgjo guidën audio në shqip
English
Manastiri i Ardenicës is one of the most beautiful and important historical sites in Albania. Built in the 13th century, it is located on a quiet hill, surrounded by olive trees and greenery, from where a wide view opens over the Myzeqe plain. Raised at a position about 200 meters above sea level, the monastery is believed to have been built on the site where the Chapel of the Holy Trinity once stood, while nearby traces of the ancient Via Egnatia road have also been discovered.
The Church of the Ardenica Monastery is a religious site with stone walls that still preserve the calm and spiritual atmosphere of past centuries. Inside, rare frescoes painted in warm colors and figures of saints can be seen, as well as a wooden iconostasis carved with great craftsmanship. The mural decoration, created in 1745 by the brothers Kostandin and Athanas Zografi, includes scenes from the New Testament, the life of Saint Mary, and the cycle of Christ’s Passion, making this church one of the most important monuments of ecclesiastical art in Myzeqe. In this monastery, in 1731, the abbot Nektar Terpo wrote a prayer in four languages – Latin, Greek, Aromanian and Albanian, a rare early testimony of the Albanian language written with the Greek alphabet.
In the Ardenica Monastery there have also lived monks and nuns who devoted themselves completely to spiritual life; their presence is felt in the deep silence of the courtyard and in the calm rhythm of the place. Currently, only one monk lives there. Although he does not come out to meet visitors and tries not to be seen when there are people around, their dwellings can be seen from a close distance, but no one is allowed to approach. Within the monastery grounds, the graves of several monks who have lived here over the years can also be seen. For this reason, visiting hours are carefully regulated.
On Easter Night this place takes on a completely different dimension, when the church is illuminated by candles, liturgical chants fill the air, and believers gather in a solemn and touching atmosphere that makes the visitor feel not only the beauty of the place, but also the living spirit of the tradition that continues to exist within these ancient walls. On that night, light, prayer and emotions come together in a special spiritual experience, turning the monastery into one of the most impressive places to visit during the Easter celebration.
🎧 Dëgjo guidën audio në anglisht