Përvëlaku

Written on 02/21/2026
Zelora Platform


Shqip

Përvëlaku me miell misri është një nga recetat më të dashura të Myzeqesë. I shkrifët dhe kremoze, ai përfaqëson ngrohtësinë, familjen dhe tryezën e thjeshtë myzeqare. Shija e tij e butë dhe aroma e lehtë e përbërësve e bëjnë një pjatë autentike dhe të këndshme.


Përbërësit (për 5 persona)

  • 1 gotë miell misri
  • 1 litër qumësht
  • 50 g gjalpë
  • 1 lugë çaji kripë (sipas shijes)
  • 1 gotë ujë (opsionale, nëse dëshironi më të lehtë)

Përgatitja

  1. Në një tenxhere hidhni qumështin (dhe ujin nëse e përdorni) dhe vendoseni në zjarr mesatar.
  2. Shtoni kripën dhe përziejeni lehtë derisa qumështi të ngrohet.
  3. Hidhni miellin e misrit pak nga pak, duke e përzier vazhdimisht me lugë druri që të mos bëhen kokrriza.
  4. Vazhdoni përzierjen për 10–15 minuta, derisa masa të trashet dhe të marrë formën e një supeje të dendur dhe kremoze.
  5. Shtoni gjalpin dhe përziejeni derisa të shkrijë plotësisht dhe përvelaku të marrë shkëlqim.
  6. Hiqeni nga zjarri kur të jetë i butë dhe homogjen.

Servirja

Përvelaku shërbehet i ngrohtë, zakonisht në tasa të thellë. Mund të shoqërohet me bukë misri, djathë të bardhë ose kos. Është ideal për mëngjes ose darkë të lehtë tradicionale.


 English

Përvëlak is one of the most beloved recipes of Myzeqe. Soft and creamy, it represents warmth, family, and the simple Myzeqe table. Its gentle flavor and subtle aroma of ingredients make it an authentic and delightful dish.


Ingredients (for 5 people)

  • 1 cup cornmeal

  • 1 liter milk

  • 50 g butter

  • 1 teaspoon salt (to taste)

  • 1 cup water (optional, for a lighter texture)​


Preparation

  1. Pour the milk (and water if using) into a pot and heat over medium heat.

  2. Add the salt and stir gently until the milk warms up.

  3. Gradually add the cornmeal, stirring constantly with a wooden spoon to avoid lumps.

  4. Continue stirring for 10–15 minutes, until the mixture thickens into a creamy, dense soup.

  5. Add the butter and stir until fully melted and well combined.

  6. Remove from heat once smooth and well cooked.

Serving

Serve warm, in deep bowls. Pervelak is traditionally enjoyed with cornbread, white cheese, or yogurt. It’s perfect for a comforting breakfast or a light traditional dinner.


🎧 Dëgjo guidën audio në shqip


🎧 Dëgjo guidën audio në anglisht