Dita e Verës (Festimi nga myslimanët)

Written on 02/23/2026
Zelora Platform


Dita e Verës është një festë shumë e përhapur, si për besimin islamik, ashtu edhe për atë të krishterë. Në besimin islamik, më 13 mars fillojnë përgatitjet për Ditën e Verës, e cila festohet më 14 mars çdo vit. Që një natë më parë përgatiten ballokumet dhe vezët e ziera.

Gjithashtu, në dyert e shtëpive vendoset një xhufkë me bar, ku vendosen një degë ulliri dhe një degë kumbulle, dhe shpesh vendosen edhe veroret, byzylykë me fill të kuq dhe të bardhë, që simbolizojnë shëndetin dhe fatin e mirë.

Po ashtu bëhet edhe mbledhja e lakrave për byrekun. Në zonën e Myzeqesë ekzistojnë variante të ndryshme për byrekun, pasi thuhet se duhen 3, 7 ose 12 lloje lakrash për të përgatitur mbushjen e tij. Ndonjëherë, brenda tij vendoset edhe një monedhë. Byreku pritet në pjesë të barabarta ndërmjet familjarëve dhe një copë për shtëpinë; pra secili zgjedh nga një pjesë dhe mbetet një pjesë për shtëpinë. Ai që gjen monedhën konsiderohet si personi më me fat.

Në disa zona, natën e 13 marsit ndizet edhe zjarr, të cilin e kapërcejnë njerëzit si simbol i pastrimit të energjive të këqija dhe largimit të fatkeqësive.


English

Summer Day is a widely celebrated holiday, observed by both the Islamic and Christian faiths. In the Islamic tradition, preparations for Summer Day begin on March 13, and the celebration takes place every year on March 14. The night before, ballokume cookies and boiled eggs are prepared.

In addition, a small tuft of grass is placed on house doors, along with an olive branch and a plum branch. Often, verore bracelets are also placed there — red and white thread bracelets that symbolize health and good fortune.

People also gather greens for the byrek filling. In Myzeqe, there are different versions of this pie, as it is said that 3, 7, or 12 types of greens are needed to prepare the filling. Sometimes, a coin is placed inside. The pie is cut into equal pieces for family members, with one piece left for the household; each person chooses a piece, and one remains for the home. The person who finds the coin is considered the luckiest.

In some areas, on the night of March 13, a fire is lit, and people jump over it as a symbol of cleansing negative energies and warding off misfortune.