Ai është dorëshpuar (jo kursimtar)
Bëhu burrë (i fortë)
Bëji sytë katër (kujdes)
Bëri një vrimë në ujë (asgjë)
Bjeri derës të dëgjoj qilari (tërthorazi)
Daulle e shpuar (llafazan)
E bën ujin mullar (asgjë)
E bëri për ujë të ftohtë (e telendisi)
E bën punën shkel e shko (pa cilësi)
E bëri qimen tra (e zmadhoi)
E hoqi qafe (e asgjësoi)
E humbi dasmën për një qepë (kot)
E ka gjuhën të gjatë (llafazan)
E ka halë në sy (inat)
E shoi nga faqja e dheut (e zhduku)
E vuri me shpatulla pas murit (në vështirësi)
E zunë me presh në dorë (në flagrancë)
Eci si mbi gjemba (frikë)
Flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës (kot)
Gozhdë në zemër (dhimbje)
Gruaja fut shejtanin në shishe (djallëzore)
Ha bukën e përmbys kupën (mosmirënjohës)
Hapi plagën (e lëndoi)
Hoqi të zitë e ullirit (vuajti)
Humbi si sëpata pa bisht (kot)
I bën bisht (dredhon)
I bie teneqes (flet kot)
I bëri sytë katër (kujdes)
I doli boja (u turpërua)
I futi të gjithë në një thes (i barazoi)
I hodhi hi syve (e mashtroi)
I jep dorën, të merr krahun (përfitues)
I ka duart e arta (punëtor)
I kreh bishtin (e lajkaton)
I ndoqi këmba-këmbës (kudo)
I punoi qindin (e telendisi)
I ra në kokë (iu fiksua)
I ra prapa (kujdes)
I rrahur me vaj e me uthull (me përvojë)
I tregon babait arat (i mëson diçka të ditur)
Ia bëri tetë me dy (ia punoi)
Ia bëri kokën dhallë (e turbulloi)
Ia futi këmbët në një këpucë (ia mblodhi)
Ia tha në sy (troç)
Iku nga sytë këmbët (shpejt)
Iriqi do ferrën (s’integrohet)
Iu bë gjaku ujë (u tremb)
Iu bë si morr (iu ngjit)
Iu bë si rrodhe (iu ngjit)
Ka gjetur tenxherja kapakun (përputhen)
Ka hije të rëndë (serioz)
Ka një këmbë në varr (shumë i sëmurë)
Kërceu mbi samar (ia ndreqi)
Kërkon gjilpërën në kashtë (e pamundur)
Kur bën dasëm fukarai, çahet daullja (pa fat)
Kush ia bën gropën shokut, bie vetë brenda (e pëson)
Llogje Kavaje (dallavere)
M’u bë gjaku ujë (u tremba)
M’u bë koka daulle (u lodha)
M’u ngop syri (u kënaqa)
Mban gjarprin në gji (hasmin)
Më ka ardhur në majë të hundës (jam mërzitur)
Me mend në kokë (i mbarë)
Më mirë të dali syri se nami (më mirë i dëmtuar se i turpëruar)
Me një dërrasë mangët (jo i plotë mendërisht)
Me një këmbë në varr (shumë i sëmurë)
Mish e thua (të pandarë)
M’u thye zemra (u lëndova)
Ngeli si peshku pa ujë (ngushtë)
Ngeli si sëpata pa bisht (pa vlerë)
Ngriu o i vdekur ha pulë të pjekur (asgjë)
Ngulit në tru (mëso)
Një herë që u bë deti kos, fukarait i humbi luga (pa fat)
Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit (moskoordinim)
Nuk çan kokën (s’e vret mendjen)
Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit (shkarkon dufin diku tjetër)
Nuk i trembet syri (guximtar)
Nuk lë dy gurë bashkë (trazovaç)
Përmend qenin, bë gati shkopin (parandaluese)
Përvesh mëngët (punon)
Petulla me ujë (asgjë)
Që në kohën e baba Qemos (që në lashtësi)
Qiqra në hell (kërkon shumë)
Ruhu të të ruaj Perëndia (merr masa)
Rri si mbi gjëmba (në siklet)
Rri si kaposhi mbi pleh (i krekosur)
Se vuri ujin në zjarr (s’u interesua)
S’më bëhet vonë (s’më intereson)
Shih me sy e plas me zemër (nuk e gëzon dot)
Shpirt njeriu (shumë i mirë)
Si kal pa fre (i shfrenuar)
Si pulë e lagur (s’ndihet)
Si bukë me djathë (e thjeshtë)
S’ka dal akoma nga veza (i paditur)
S’ka sy e faqe (i pacipë)
S’bëhet stan me lepuj (vogëlsira)
T’i mbush mendjen (ta bind)
T’i presësh kokën (shumë i bukur)
Të lan e të lyen (të lajkaton)
Të merr gjak në vetull (i shkathët)
Të vret me bukë në gojë (i pabesë)
Të vret natën, të qan ditën (i pabesë)
Teneqe e shpuar (llafazan)
Ti je ku rafsha, mos u vrafsha (mendjelehtë)
Ti je pemë pa kokrra (kot)
U bë derr (u mërzit)
U bë për ujë të ftohtë (u tremb)
U bë si këmbët e dhisë (u ngatërrua)
U bë gazi i botës (qesharak)
Vari turinjtë (u mërzit)
Zbardhi dhëmbët (ngërdheshet)
Ai është thëngjill i mbuluar (tinëzar)
Nuk nxirret dhjamë nga pleshti (s’kursehet)
Shprehje frazeologjike
Written on 02/25/2026
Zelora Platform
