Ai që kërkon gjen
Ai që punon merr
Bëmë baba të të ngjaj
Burrë e grua, mish e thua
Ç’të mbjellësh, do të korrësh
Dardha bie nën dardhë
Dardha e ka bishtin mbrapa
Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë
Kur s’do nënën dhe babanë, asnjeri s’ta ka sevdanë
Dielli duket që kur lind
Dita e mirë duket që në mëngjes
E thëna nga e bëra janë larg
E treta e vërteta
Fjala është argjend, heshtja është ar
Fshati që duket s’do kallauz
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra
Gjella me kripë e kripa me karar
Gjuha vete ku dhemb dhëmbi
Gurë-gurë bëhet kalaja
Guri i rëndë në vend të vet
Hedh gurin e fsheh dorën
I bën petullat me ujë
I zoti e nxjerr gomarin nga balta
Kallot në duar janë më të bukura se unazat
Koka bën, koka pëson
Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku
Ku ka zë, s’është pa gjë
Kush i bën gropën shokut bie vet brenda
Kush punon, fiton
Mbytesh me një gisht ujë
Me mikun ha e pi, po pazar mos bëj
Me një lule s’vjen pranvera
Me një gur vret dy zogj
Më thuaj me kë rri, të të them cili je
Miku i mirë në ditë të vështira
Mirë gomari që ngordhi po nuk të lënë rehat as mizat
Mos i shiko gunën, por shikoji punën
Motra jemi, shoqe s’jemi
Nga ferra e vogël del lepuri i madh
Një shkëndijë ndez një mal
Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën
Njeriu mëson sa është gjallë
Nuk çalon gomari nga veshët
Nuk ka pyll pa derra
Nuk di dhia ç’është tagjia
S’nxjerr dot qimen nga qulli
Nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull
Nuk mbahet shtëpia me miell hua
Nuk mbulohet dielli me shoshë
Nuk ngopet ariu me miza
Përmend qenin bëj gati shkopin
Punë-punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë
Punën e sotme mos e lër për nesër
Pyet shtatë a tetë e bëj si di vetë
Qengji i urtë pi dy nëna
Qengji që ndahet nga tufa e ha ujku
Qeni që leh nuk të ha
Qesh mirë kush qesh i fundit
Shtri këmbët sa ke jorganin
Të jep ujë në bisht të lugës
Trimi i mirë me shokë shumë
Uji fle, hasmi s’fle
Ujku mjegull kërkon
Ujku qimen e ndërron po zakonin s’e harron
Ustai është për shtëpinë e botës
Vajti si cjapi te kasapi
Shtati pyll, mendja fyell
S’ka pyll pa derra
