Kur i zgjidh rrinë,kur i lidh ikin.
Kepucët.
Një kamare plot sqepare.
Goja me dhëmbë.
Një prift me mjekërr në dhe.
Preshi.
Hop këtu e hop atje,atje bën një koqe ve.
Fshesa.
Hidhet përdridhet lart mbi qeramidhe.
Tymi
Nje poce me shtatë vrima.
Koka
60 biba 12 pata 3 barinj i ruajnë nga mbrapa.
Ora
Nje kupë me dy lëngje që nuk perzihen.
Veza
Rrumbullak, strumbullak kur e prek të bën me gjak.
Manaferra
Një qen i zi që ruan shtëpin e tij.
Brava
Lart çerep,poshtë tepsi, brenda zorrë dhe mëlçi.
Breshka
Oda oda 40 oda, oda janë dyer skanë.
Kallami
Pa dyer pa penxhere jashtë e lyer me gëlqere.
Veza
Baba pret në tomorr,kopacet bien ne oborr.
Rrezet e diellit
Bie ne uje dhe nuk njomet,bie ne ferre e s' gjembohet.
Rrezet e diellit
Nje hyn e nje del, nje Spiro nje Vangjel.
Hena dhe dielli
Ne uje futet,as njomet as qullet.
Rrezet e diellit
Ceshte nje kal qe shkon ne mes te vezeve dhe nuk i thyen.
Hena dhe yjet
Nje fushe me lule,ecen ati dhe nuk i shkel.
Hena dhe yjet.
Dhjete motra me nga nje sini mbi krye.
Gishtat dhe thonjte
I gjate , i gjate ketu e ne Berat, i holle i holle ketu e ne Stamboll.
Lumi
Hidhet e perdridhet , ne hu nuk lidhet.
Era
Zhurmen ia degjon, me sy nuk e shikon dhe kur fluturon.
Era
Embel nuk eshte, pa te nuk rrihet, shije nuk ka, por ai pihet.
Uji
Nje brez i kuq, jeshil mavi , varet lart mbi shtepi.
Ylberi
12 motra ven e vijn, njera tjtren se arrijn hajde moj, dale moj.
Muajt
Lind me 4 kembe , rritet me 2 kembe , plaket me 3 kembe.
Njeriu
Nje kuti, plot inxhi.
Goja dhe dhembet
Me mijra-mijra motra jemi te gjitha 1 emer kemi.
Floket
Nje rruge ne mes te pyllit.
Vija e flokeve
Nje anije ne mes te detit.
Gjuha
