Ura e Kasharajt

Kasharaj Lushnja Qarku i Fierit



Gjatë rrugëve mesjetare, mjeshtërit popullorë vendas patën ndërtuar mjaft vepra arti, si mure mbajtëse, kanale për largimin e ujërave, ura të mëdha e të vogla prej druri apo guri etj. Urat e gurit me një apo më shumë hapësira (qemerë) kanë qenë të shumta. Ato vërehen si gjatë lumenjve të mëdhenj, ku janë me disa harqe, ashtu edhe gjatë përrenjve e vijave të ujit, ku ndërtohen me një hark të vetëm. Një pjesë e mirë e tyre, për të lehtësuar kalimin e njerëzve, pajiseshin edhe me këmbana apo kamare për kandil.

Ura guri ka pasur edhe në trevën e Lushnjës. Ruhen ende në ditët tona dy të tilla, sot monumente kulture. Gjatë Mesjetës, në këtë anë kalonte rruga që lidhte portin e njohur të Durrësit me Beratin e lashtë dhe me rrugën e luginës së Shkumbinit: Durrës–Elbasan–Ohër. Kjo e fundit lidhej me Myzeqenë e Lushnjës dhe me Fierin e Vlorën, ndërsa nëpërmjet Belshit rruga kalonte në Hyzgjokaj, Kasharaj, Lushnjë e të tjera. Ky kalim duhet të ketë pasur origjinë antike, kur lidhte rrugën e njohur Egnatia të luginës së Shkumbinit me degën jugore të saj Dyrrahium–Apoloni. Sipas gjetjeve, ajo mund të ketë kaluar afër Divjakës, ku janë zbuluar edhe shumë gjurmë kalldrëmesh.

Ura e Kasharajt është një urë e vogël mbi një vijë uji që derdhej në përroin e fshatit. Ajo njihej prej vendasve me emrin “Ura e Sefës”, e ndërtuar me një hark dhe 2.30 m e gjerë. Këmba perëndimore mbështetet mbi shkëmbinj natyrorë të gdhendur. Dallohet qartë teknika e ndërtimit të muraturës, e cila përbëhet nga gurë të punuar të lidhur me llaç. Nga përdorimi i gurëve me përmasa të ndryshme, ajo nuk është uniforme.

Ura përbëhet vetëm prej një qemeri rrethor dhe është e punuar me gurë shtufi. Gjatësia e saj arrin në 13 m, gjerësia 2.4 m, ndërsa lartësia rreth 6 m. Është ngritur në një vend të fortë shkëmbor. Sipas teknikës së ndërtimit, ura mendohet se mund t’i përkasë Mesjetës dhe jo periudhës romake, ndoshta në shek. XII–XIII.


English

During the medieval period, local folk craftsmen built many works of art along the roads, such as retaining walls, water drainage channels, large and small bridges made of wood or stone, and more. Stone bridges with one or more openings (arches) were numerous. They can be seen along large rivers, where they have multiple arches, as well as along streams and water channels, where they are built with a single arch. Many of them, to facilitate passage, were also equipped with a bell or a niche for an oil lamp.

Stone bridges were also present in the Lushnjë region. Two of them have survived to this day and are now cultural monuments. During the medieval period, the road in this area connected the well-known port of Durrës with ancient Berat, following the Shkumbin valley route: Durrës–Elbasan–Ohrid. This route connected Myzeqe and Lushnjë with Fier and Vlorë, and through Belsh, the road passed through Hyzgjokaj, Kasharaj, Lushnjë, and other areas. This passage likely had ancient origins, linking the famous Egnatia road of the Shkumbin valley with its southern branch, Dyrrahium–Apolonia. According to findings, it may have passed near Divjakë, where many cobblestone traces have also been discovered.

The bridge of Kasharaj is a small bridge over a water channel that flowed into the village stream. It was known by locals as the “Bridge of Sefa,” built with a single arch and 2.30 meters wide. The western support rests on carved natural rocks. The construction technique of the masonry is clearly visible, consisting of worked stones bound with mortar. Due to the use of stones of different sizes, it is not uniform in appearance.

The bridge consists of a single circular arch and is made of tuff stone. Its length reaches 13 meters, width 2.4 meters, and height about 6 meters. It is built on a solid rocky foundation. Based on the construction technique, the bridge is believed to belong to the medieval period rather than the Roman era, possibly from the 12th–13th centuries.


🎧 Dëgjo guidën audio në anglisht